Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasadori britanik viziton veriun: Dëgjova shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot veriun e vendit.

Jonathan Hargreaves, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se vizitën që iu bëri tri komunave në vëri mësoi për shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb.

“Iu kënaqa vizitës në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut sot. Ishte kaq e dobishme për të dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb të Kosovës. Pres me padurim të vizitoj edhe shumë herë këtë zonë”, ka shkruar ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves në X. 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button