Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasada italiane në Kosovë për marrëveshjen: Fitore për diplomacinë

Ambasada italiane në Prishtinë ka uruar arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet.
Ambasada italiane e quajti marrëveshjen “një fitore për diplomacinë”
“Një fitore për diplomacinë dhe për lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Le të vazhdojmë të punojmë për energjinë, targat e makinave, personat e zhdukur etj”, shkruan Ambasada italiane.
Kujtojmë që, dje(28 gusht) përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kishte njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button