Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasada britanike: Ligji për Prokurorinë Speciale e rrit efikasitetin e hetimeve

Ambasada britanike në Kosovë e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale në Kuvend sot.

Ndërkohë, ka shtuar se me propozimin e saj do të krijohet edhe Njësia e Veçantë Hetimore, si pjesë e këtij ligji.

“Do të ofrojmë ndihmën tonë për të siguruar zbatim të suksesshëm të Njësisë. Parashikojmë që ekipet, e udhëhequra nga prokurori i rastit, do të rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe cilësinë e hetimeve. Kjo qasje bashkëpunuese do të kontribuojë në përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button