Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve të largohen nga Libani sa më parë

Ambasada e SHBA-së në Liban u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që “të bëjnë planet për tu larguar sa më parë të jetë e mundur”.
Ka thënë se ata duhet të largohen “derisa opsionet janë ende të mundshme”.
Zjarr është shkëmbyer vazhdimisht në kufirin libanez me Izraelit në mes të ushtrisë izraelite dhe grupit militant të Hezbollahut që prej sulmit të Hamasit më 7 tetor, raportoi SkyNews.
I mbështetur nga Irani, Hezbollahu ka thënë më parë se ishte i gatshëm të ndihmojë kur të vinte koha në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?