Kaloni te përmbajtja kryesore

Aliu i LVV-së dhe Shabani i LDK-së vunë bast me tërheqje nga gara

Gjatë debatit për projektin për energjinë e erës,  ku u përplasën kandidati i LVV-së, Qemajl Aliu, dhe ai i PDK-së, Përparim Ramusa, ndërhyri edhe kandidati i LDK-së, Kastriot Shabani, duke fajësuar edhe Ramusën për mosrealizimin e këtij projekti.

“I ke fajet edhe ti, edhe ky, se ti ke qenë asamblist dhe e di që… tregohu edhe ti realist, nëse është 2009–2019 projekti, a është dashur në 2018 me ditë ju me planifiku në buxhet”, tha ai në debatin zgjedhor në RTV21.

Këtu ndërhyri Aliu duke e akuzuar Shabanin se nuk e ka dhënë as ai pronën.
“E mos shko me iu kërku pastaj falje bizneseve, atij të Lloqkoparës”, tha Aliu.

“Ka, ka, ka… nëse unë kam shku në shtëpinë e tij edhe e kam thirrë, unë tërhiqem prej garës, a tërhiqesh ti?”, u përgjigj Shabani.

“Edhe unë tërhiqem”, u përgjigj Aliu.

“Betohem në Zot, betohem në kokën e fëmijëve të mi, nëse unë e kam thirrë prej asaj nate qoftë edhe njëherë në telefon ose kam shkuar në shtëpinë e tij, kurrë më në debate televizive nuk dal”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button