Kaloni te përmbajtja kryesore

Aleanca e Partive Liberale të Evropës: Serbia të përmbahet nga inkurajimi i sulmeve ndaj Kosovës

Aleanca e Partive Liberale të Evropës u ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës në hetimin dhe sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin më 24 shtator në veri të Kosovës me armë të rënda kundër patrullave të policisë së Kosovës ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Sipas kësaj aleance  Serbia duhet të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve.

“Autoritetet në Serbi duhet të përmbahen nga mbështetja dhe inkurajimi i sulmeve të dhunshme kundër Kosovës dhe duhet të angazhohen plotësisht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE”.

Aleanca e Partive Liberale të Evropës ku bën pjesë edhe PDK-ja i ka bërë thirrje BE-së për rinisjen e dialogut.

“Prandaj ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të shtojë përpjekjet e tij dhe të sigurojë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përshpejtojë ritmin dhe të sjellë përparim drejt reformave dhe normalizimit mes dy vendeve”, thuhet në deklaratë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button