Alarm për përmbytje në gjithë Çekinë, evakuime masive në Poloni

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk konfirmoi vdekjen e parë nga mbytja në Poloni, megjithëse policia nuk ka mundur të arrijë në fshatin ku ndodhi për shkak se është prerë.
Në rrethin e Kłodzko pranë kufirit çek, më shumë se 1600 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, transmeton rtv21.tv
Rreth 17,000 njerëz vetëm në zonën e Kłodzkos janë pa energji elektrike dhe lidhjet e internetit dhe telefonit celular janë të ndërprera. Tusk ka autorizuar përdorimin e teknologjisë satelitore Starlink për internetin.
Një helikopter Blackhawk është vendosur në zonë për të transportuar njerëzit e bllokuar në çati.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?