Kaloni te përmbajtja kryesore

Akuzoi Prokurorinë Speciale për “luftë” ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Të mos pengohet puna e prokurorëve

Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pasi ky i fundit të dielën tha se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin.

KPK dhe ZKSH kanë kërkuar që bartësit e funksioneve qeveritare të jenë të kujdesshëm, të përmbajtur dhe të mos pengojnë punën e prokurorëve në ushtrimin e ndjekjes penale dhe kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

Tutje nga njoftimi i Sistemit Prokurorial thuhet se tendencat e akterëve të partive politike, duke përfshirë përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët synojnë të minojnë kredibilitetin dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale, kanë qenë dhe do të jenë të dështuara.

KPK dhe ZKPSH mbështesin Prokurorinë Speciale në ushtrimin e funksioneve të saj, përkatësisht në luftën e pakompromis ndaj të gjitha veprave penale që kjo prokurori i ka në kompetencë.

Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Murati me akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button