Aktori i njohur vdiq në moshën 67-vjeçare
Aktori amerikan Gilbert Gottfried ka vdekur në moshën 67 vjeçare, ‘pas një sëmundje të gjatë’.
Familja e aktorit dhe humoristit e bëri të ditur lajmin e hidhur në një postim në Twitter të martën, së bashku me një fotografi të Gottfried.
“Jemi të thyer për të njoftuar ndarjen nga jeta të më të dashurit Gilbert Gottfriend pas një sëmundje të gjatë. Përveçse ishte zëri më ikonik në komedi, Gilbert ishte një bashkëshort, vëlla, mik dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tij të vegjël. Edhe pse sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne, ju lutemi vazhdoni të qeshni sa më fort për nder të Gilbert. Me dashuri familja Gottfried”, thuhet në deklaratën e familjes.
— Gilbert Gottfried (@RealGilbert) April 12, 2022
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?