Aktakuzë kundër dhjetë personave, në mesin e tyre tetë zyrtarë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë të pandehurve, prej tyre tetë zyrtarë dhe dy qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.
Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre zyrtar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit.
Gjithashtu, Prokuroria ka njoftuar se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?