Kaloni te përmbajtja kryesore

Aktakuza e parë për shkeljet në procesin zgjedhor

Prokurori i propozoni Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.Z. për vepër penale cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.Z., më 11 qershor në shkollën fillore “Janko Joviceviq” në Gorozhdec të Pejës, si simpatizant i Listës Serbe, duke shfrytëzuar paaftësinë profesionale të votuesve, u ka sugjeruar atyre të votojnë për personat e cekur në fletëvotimet e plotësuara, të cilat i pandehuri i posedonte me kandidatët e caktuar.

Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, atij i janë gjetur 32 fletëvotime, prej të cilave 27 ishin të shënuara me kandidatë të njëjtë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale për të cilën ngarkohet dhe ta dënojë sipas ligjit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button