Aksioni në veri, Sveçla: Përgëzoj të gjitha institucionet për suksesin

Pas mbylljes së 6 njësive të institucionit të jashtëligjshëm financiar të Serbisë në Kosovë, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla shkroi se aksioni u ndërmorr për ta vendosur ligjshmërinë dhe pas autorizimit të prokurorit.
“Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Tutje, Sveçla ka shtuar se ”sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?