Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksioni i sotëm në veri, Sveçla thotë se ka pasur rrjedhje të informacioneve

Policia e Kosovës dhe Dogana kanë zhvilluar sot një aksion në veri të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ka dyshime se për këtë aksion ka pasur rrjedhje të informatave.
Kjo për arsyen sepse në një nga lokacionet po mungonte infrastruktura e veprimtarisë së dyshuar të jashtëligjshme.
“Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin paisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”, ka shkruar Sveçla.
Ministri i MPB, ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke lajmëruar çfarëdo veprimtarie joligjore, duke kontribuar drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit për të gjithë dhe kudo në Kosovë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button