Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksion tek Drini i Bardhë, sekuestrohen mjete të përdorura që kanë degraduar shtratin e lumit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se kanë zhvilluar aksion tek Drini i Bardhë, për mbrojtje të mjedisit dhe pasurive tona natyrore.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se gjatë këtij aksioni janë ndaluar e sekuestruar një numër i konsiderueshëm i mjeteve të përdorura që kanë degraduar shtratin lumor tek Drini i Bardhë.

Postimi i plotë:

Sërish te Drini i Bardhë, me synimin e njëjtë, për mbrojtje të mjedisit dhe pasurive tona natyrore.

Edhe këtë herë, i ndaluam e i sekuestruam një numër të konsiderueshëm të mjeteve të përdorura që kanë degraduar shtratin lumor tek Drini i Bardhë.

Nuk do të ketë aspak tolerancë për të gjithë ata që për këto vite kanë përfituar duke degraduar natyrën tonë të përbashkët.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button