Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksion në veri, policia dhe inspektorët hasin në prova të kundërligjshme

Policia e Kosovës ka asistuar edhe sot inspektorët komunalë gjatë një aksioni në një hyrje të një ndërtese në veri të Mitrovicës, e cila pretendohet të jetë pronë komunale.

Lajmin  për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij aksioni janë hasur prova që dyshohen të jenë të kundërligjshme dhe që mund të përbëjnë vepër penale.

“Sot kemi asistu insepktoret komunal në hyrje të ndërteses që ata e konsiderojn të tyre. Kur kemi hyrë në të, kemi has në prova që ne konsiderojmë që janë të kundërligjshme dhe përbëjnë vepër penale. Pas kontaktimit me Prokurorin kujdestar, ndërtesa është mbyll dhe ka mbet që provat me ju dorëzu prokurorit në mënyrë që të vendoset se si të lëvizet tutje”, ka thënë Elshani për rtv21.tv.

Elshani po ashtu ka thënë se nuk ka persona të arrestuar./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button