Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksion i Policisë, arrestohen 3 persona me urdhër arrest ndërkombëtar

Në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, në bashkërendim me njesitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj i cili ndodhet në kërkim nderkombëtar.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni policor me urdhër arrest ndërkombëtar janë arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button