Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksidentohet vetura e Policisë, lëndohen 5 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare e policisë.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit pesë persona, tre prejt yre zyrtarë policor, kanë pësuar lëndime trupore.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Agim Ramadani” dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti./21Media
 
 
 
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button