Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksidenti në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, ku një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 në fshatin Studime.

“Rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka rezultuar me pasoja fatale, ku një femër raportohet se ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore”, ka deklaruar Hoxha.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button