Aksident trafiku në Kroaci, lëndohet rëndë një shqiptar
Sot rreth orës 10:30 ka ndodhur një aksident trafiku në Soline të Kroacisë, me ç’rast një shqiptar është lënduar rëndë.
Raportohet se një shtetas shqiptar që drejtonte makinën me targa italiane ishte lënduar rëndë. Dy persona u transportuan në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe zjarrfikësit me tre automjete dhe nëntë zjarrfikës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?