Aksident në Vragoli, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë. Më saktësisht, aksidenti ka ndodhur në Vragoli.
RTV21 ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se vetura është përplasur në një shtyllë.
Në vendin e ngjarjes janë policia dhe autoambulanca.
Njësitet relevante të policisë i janë përgjigjur rastit, duke dalur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?