Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Strellc, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Strellc të Deçanit që ndodhi mes dy automjeteve dhe një kamioni.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka njoftuar se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe po merren me rastin”, njoftoi Fadil Gashi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button