Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, si pasojë e të cilit dy persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin.
”Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sibovc), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në levizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar ajo./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button