Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, pesë të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me rast po merret njësiti i trafikut./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?