Aksident në Jalë, momenti kur anija me motor godet pushuesit në shezllone
Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur gomonia humb kontrollin dhe mori përpara çiftin e pushuesve në shezlong.
Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në plazhin e Jalës. Dy të rinj nga Tirana teksa merrnin rreze në breg u përplasën nga një gomone.
Çifti ka marrë mjekim fillimisht në spitalin e Himarës pastaj janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme./oranews
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?