Aksident në Ferizaj, 8 të lënduar

Të shtunën rreth orës 17:50, në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore.
Si pasojë e këtij aksidenti, tetë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe pas marrjes së trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
“Me datë 20.09.2025 , rreth orës 17:50 ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore.Si pasoj e ketij aksidenti lëndime trupore ka marr tetë persona, te cilit pas tremanit Mjeksor në Qendren Emergjente në Ferizaj janë liruar”, tha Veseli./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?