Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në autostradën Prizren – Prishtinë, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pas një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Prizren – Prishtinë, kilometri i 48-të.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 20.02.2024, rreth orës 08:30, në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinëkm i 48-të, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete (një kamionetë dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësur dy persona”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Policisë të lënduarit, janë dërguar për trajtim mjekësor./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button