Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident ndërmjet 6 veturave në Komoran, ka të lënduar

Një aksident trafiku ndërmjet gjashtë automjeteve ka ndodhur këtë të hënë në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për portalin rtv21.tv tha se si pasojë e këtij aksidenti disa persona kanë mbetur të lënduar.

“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilat kanë reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”, tha Hoxha për rtv21.tv.

Ai tha se policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button