Aksident mes tri veturave, tre të lënduar
Tre persona janë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv tregoi se në aksident ishin të përfshira tri vetura.
”Sot rreth orës 16:40, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha Borovci.
Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?