Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se  të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore”, tha Bajrami.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button