Aksident mes tri veturave në Peran të Podujevës, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi mes tri veturave në fshatin Peran të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 22:45, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete”, tha Ahmeti.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?