Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident mes tre veturave, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar s’i pasojë e një aksidenti që ndodhi në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë), ku janë përfshirë tre vetura.

Këtë rast për portalin rtv21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore është duke u marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button