Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident mes disa automjeteve në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, humbi jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 16:40 në dalje të  Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.

Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë Rajonale të Mitrovicës.

“Në aksident janë  përfshirë  tri automjete një  veturë , një  kamionetë  dhe një  motoçikletë,  ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur jetën  motoçiklisti. Ndërsa  lëndime ka pësuar edhe  një  person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal  në Mitrovicë”, tha Zahiti.

Ai tutje shtoi se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button