Aksident me fatalitet në rrugën Fier-Lushnjë, humb jetën një i ri

Një 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”.
Policia njoftoi se rreth orës 04:50, shtetasi S. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./vizionplus.tv
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?