Aksident me fatalitet në Ferizaj

Një person i moshës 65-vjeçare ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti në fshatin Mirosalë të Ferizajt.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, më 22.06.2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë të Ferizajt, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor.
Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS. Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç”, ka thënë Veseli.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?