Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident i rëndë afër pikës kufitare në Morinë, lëndohen tetë persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë pikës kufitare të Morinës, ku janë përfshirë gjashtë automjete.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për mediat i cili bëri të ditur se njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Në ora 8:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, thuhet në konfirmim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button