Aggjenti i Lautaros e konfirmon: Duam të rinovojmë me Interin

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, konfirmoi synimet e klientit të tij për të lidhur një kontratë të re afatgjatë me Interin .
Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas ka vazhduar të jetë ylli i padiskutueshëm në skuadrën e Simone Inzaghit, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë dy asistime në 10 paraqitjet e para të sezonit në Serie A.
Lautaro ka më pak se tre vjet të mbetura në marrëveshjen e tij aktuale dhe Interi është i prirur të bllokojë sulmuesin e tyre edhe për më gjatë.
Duke folur për “FcInterNeës”, agjenti i Lautaros, Camano shpalosi dëshirën e klientit të tij për të nënshkruar një marrëveshje të re me Interin.
“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me “Nerazzurrët”. Dhe ne po flasim për t’u takuar për të folur për rinovimin e Lautaros. Interi dëshiron të rinovojë kontratën me Lautaron. Nuk do ketë probleme. Ne do të shihemi në ditët apo javët e ardhshme.”, ka thënë ai.
Ai ka konfirmuar se ende nuk është caktuar data për takimin.
“Jo, jo ende. Duhet të arrijmë një marrëveshje me Interin. Por e rëndësishme është se ka një vullnet nga të dyja palët për t’u ulur dhe diskutuar për rinovimin.”.
Lautaro është bërë në një nga sulmuesit më të mirë në futbollin evropian që nga kalimi i tij te Interi në korrik 2018. Sulmuesi argjentinas ka shënuar 114 gola në 251 ndeshje për klubin në të gjitha garat.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?