Afro 7 mijë policë të Kosovës janë vaksinuar
Ministri i Punëve të Brendshmë, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më 30 gusht janë vaksinuar 6 mijë e 807 policë apo 74.14 %.
Sveçla në një konferencë për media këtë të martë u shpreh se kanë mbetur edhe rreth dy mijë policë pa vaksinuar.
Ministri tutje tha se beson se brenda dy ditëve 100% e policëve do të vaksinohen./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?