Afrim Muçiqi u bë gjysh, u zbulua emri i foshnjes
Këngëtari i njohur kosovar, Afrim Muçiqi dje është bërë gjysh. Djali i tij, Albioni dhe nusja e tij, Albertina kanë fituar epitetin e prindërve. Ata janë bërë prindër të një vajze, së cilës ia kanë vënë emrin Maida, shkruan rtv21.tv
Lajmin e ka bërë të ditur Albertina, e cila ka publikuar një fotografi të bukur në instagram, ku shihet e lumtur me foshnjen në duar dhe pranë bashkëshortit.
“Falenderimi i takon vetem Allahut per cdo fjale me duket te tepert te pershkruaj nje ndenje si kjo …. Zoti na bekoi per here te pare me epitetin Prinder, mua dhe bashkeshortin @albionmuqiqi, me një vajzë! Maida Muqiqi Zoti i gëzoft të gjithë ashtu si na gëzoi neve”, ka shkruar bashkëshortja e Albionit.

E djali i Afrimit, Albioni, ndonëse nuk ka bërë ndonjë postim pasi është bërë baba, ai ka ndarë në instastory disa imazhe, në të cilat është etiketuar nga bashkëshortja.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

