Kaloni te përmbajtja kryesore

Abrashi i VV-së: Zgjedhjet nuk janë opsioni ynë i preferuar

(Lajm i përditësuar)

Abrashi i VV-së: Zgjedhjet nuk janë opsioni ynë i preferuar

Artan Abrashi, kandidat i VV-së për kryetar të Prizrenit, sugjeroi që partitë politike të tejkalojnë ndasitë dhe të miratojnë buxhetin, sipas tij, duke mos mbajtur peng qytetarët.

Tutje, ai theksoi se zgjedhjet nuk janë opsioni i VV-së i preferuar.

“T’i lëmë inatet mënjanë, të formojmë komisionet, të kalojmë buxhetin dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje kur të dëshirojmë. Mos t’i mbajmë peng qytetarët. Zgjedhjet nuk do të ishin opsioni ynë i preferuar,” tha ndër tjera Abrashi.


Abrashi: Mosmiratimi i buxhetit shkakton situatë të rrezikshme në Kosovë

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga VV-ja, Artan Abrashi, paralajmëroi se mosmiratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm mund të krijojë situata të rënda në vend. Ai theksoi se, pavarësisht përgjegjësisë së subjekteve politike për këtë proces, qytetarët duhet të mbeten të informuar dhe aktorët politikë duhet të japin llogari për vendimet e tyre.

“Mosmiratimi i buxhetit shkakton situata të rënda në Kosovë. Ata janë të vetëdijshëm për këtë, por gjithsesi duhet të japin përgjegjësi para qytetarëve,” tha Artan Abrashi.


Abrashi: Prizreni në kolaps financiar, koha për një vizion të ri

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, paralajmëroi se Prizreni ndodhet në një situatë kritike financiare për shkak të menaxhimit të kryetarit aktual. Ai theksoi se, pavarësisht buxhetit të vitit 2026 prej 75 milion euro, borxhet e panevojshme kanë sjellë qytetin në kolaps financiar. Abarshi shtoi se Prizreni ka nevojë urgjente për një vizion të ri dhe investime strategjike, sidomos në turizëm dhe infrastrukturë.

“Prizreni ka nevojë për një vizion të ri. Deri tash, logjika që ka udhëhequr nuk ka avancuar as asfaltimet, as kanalizimet. Ka nevojë për investime në turizëm dhe projekte të qëndrueshme. Buxheti i Komunës për vitin 2026 shkon në 75 milionë euro, por Komuna e Prizrenit nga kryetari aktual është zhytur në borxhe të panevojshme dhe ndodhet në kolaps financiar,” tha Abrashi.


Abrashi prezanton programin garues ‘Prizreni 365 ditë’

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, deklaroi se gjatë fushatës nuk ka pasur mundësi të debatojnë idetë e tyre për shkak se kryetari aktual nuk është paraqitur në asnjë debat.

Ai shtoi se tashmë, me balotazhin, do të prezantojnë programin e tyre të titulluar “Prizreni 365 ditë”, duke u fokusuar në angazhimin e pandërprerë për qytetin.

“Ne si Prizren nuk e patëm mundësinë gjatë kësaj fushate të ballafaqojmë idetë tona, meqë kryetari aktual nuk ka marrë pjesë në asnjë debat. Mundësia për të shpalosur programin ka qenë e vogël, dhe tash na mbetet në balotazh ta prezantojmë. Programin tonë e kemi quajtur ‘Prizreni 365 ditë’,” tha Artan Abrashi.


Gara për Prizrenin, Abrashi: Kemi arritur disa marrëveshje , tash është faza për t’i bindur qytetarët 

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, në RTV21 ka shpalosur programin e tij garues, teksa shtoi se  fushata e tij ka arritur fazën finale.

Ai tha se pas arritjes së disa marrëveshjeve me subjekte politike lokale dhe përgatitjeve të kompletuara, tani nis angazhimi i fundit për të bindur qytetarët që të japin votën e tyre.

“Kemi arritur disa marrëveshje me disa subjekte politike në Prizren, të gjitha përgatitjet janë gati. Tash është angazhimi i fundit për t’i bindur qytetarët për vota,” deklaroi Abrashi./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button