Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku uron Pashkët: Të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Ai ka uruar që kjo festë të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin.

Abdixhiku gjithashtu u shpreh që të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

“Festa e Pashkëve ashtu siç shënjon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore. Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur Kosovën. Gëzuar Pashkët”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button