Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku thotë se Mitrovica është qytet i LDK-së, kritkon qeverinë për mungesë investimesh

Lidhja Demokratike e Kosovës, Mbajti tubim elekoral në Mitrovicë. Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, e quajti Mitrovicën një nga shtyllat kryesore të historisë dhe identitetit të Kosovës.

“Mitrovica jonë, Mitrovica e LDK-së. Qytet i Latif Berishës, Agim Hajrizit e Faruk Spahiut. Jemi të lumtur që jemi këtu, jemi lumtur për uraganin e madh të fitores së madhe të LDK-së që tash më ka nisu, po na vjen si thirrje monumentale, po na vjen si një epokë e re, në të cilin kishim kërkuar kaherë, tashmë LDK dhe populli i Kosovës janë bërë një. Këtë LDK që e kërkoni tash e sa kohë, këtë LDK tani e keni, këtë LDK që kërkon, përbashkon. Sot jemi mbledhur në këtë qytet të historisë, të qëndresës dhe guximit, Mitrovica një emër që përfaqëson forcën dhe shpirtin e Kosovës është gjithmonë aty, ku kombi gjene frymëzim për të mos u rrëzuar. Ky qytete ka qenë gjithmonë zemra e Kosovës, Mitrovica ka lindur e ka rritur njerëz të shembullt, punëtor, intelektual, artist dhe heronj që i dhanë Kosovës shpirt de jetë. Nga gurët e Kombinatit të Trepçës që kanë ushqyer ekonomin e gjithë vendit për dekada deri të rrugët dhe sheshte ku çdo anën frymon histori Mitrovica është dhe do të mbetet simbol i forcës kombëtare shqiptare”, tha Abdixhiku.

Ai gjatë fjalimit kritikoi qeverisjen aktuale për mungesë investimesh dhe përçarje.

“Të ju flasin për Trepçë, nuk munden ata që i lanë minatorët pa paga. Të ju flasin për minierë nuk munden ata që nuk bënë as një investim për katër vjet me plot 12 miliard euro buxhet, nuk munden ata që e lanë rrugën e Mitrovicës për katër vite të plota në harresë. Prandaj ata edhe ofendojnë, prandaj ata edhe përcajnë. Përgjatë katër viteve të fundit unë kam udhëtuar nëpër Kosovë, kam udhëtuar edhe në Mitrovicë dhe kam parë të vërteten e popullit tonë këtu. Kam takuar prind dhe të rijnë që në përpjekje sublime të rritjes së fëmijëve nisin ditën duke i lënë fëmijët në gjumë e kthehen në mbrëmje duke i gjetur në gjumë dhe në fund nuk ja dalin muajit. Kam takuar mësuese e mësuese që teksa nxisin dritën e dijës tek brezat e rinj, kanë hallin e fëmijëve të pa punë që i kanë në shpi, të faturave të pa paguara e të pushimeve që si bëjnë dot. Kjo nuk është Kosova jonë. Kam takuar punëtor që në kushte të rënda të punës, me paga më të ulëta të mundshme rrezikojnë jetë dhe prapë janë në jetë dhe prapë janë në punë”, ka thënë ai.
“Ne nuk duam të ankohemi, ne duam të punojmë. Të punojmë fort e me përkushtim, me dije e duke dhënë përgjegjësi përpar jush. Prandaj, në programin tonë politik, kemi 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike. Përmes këtij programi, garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150”.

“Në Kosovën e territ, të qirinjve e të reduktimeve, në Kosovën ku nuk ka rrymë sepse pushteti tallet duke thënë ‘paskemi zhvillim ekonomik’, në këtë Kosovë, do të ndërtojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj. 500 milionë euro investim, për centralin me gaz amerikan, për të dhënë fillimisht furnizim me energji, e më pas edhe energji më të lirë. Sepse, për ne, të djathtit, Lidhjen Demokratike, energjia është ekonomi dhe siguri. Prandaj, energji me gaz, prandaj energji me gaz amerikan”, tha ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button