Abdixhiku takohet me deputetë shqiptar të Parlamentit Suedez

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku sot është takuar me deputetin shqiptar të Parlamentit Suedez, Adnan Dibranin dhe zëvendësdeputetin, Arbër Gashi të shoqëruar nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Johanes Westerlund.
Bëhet e ditur se në takim u diskutua për organizimin e brendshëm partiak në mërgatë, themelimin e nëndegëve të reja dhe shtrirjen e aktiviteteve tona gjithandej në shtetet e Evropës.
“Abdixhiku theksoi se shqiptarët sot në shtetet evropiane kanë arritur suksese në angazhimin e tyre në jetën publike, duke u bërë deputetë të parlamentve të vendeve që jetojnë. Po ashtu gjeneratat e reja të mërgatës sonë kanë avancuar shumë në integrimin dhe involvimin në procese politike, duke u bërë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave në shtetet e zhvilluara evropiane”, thuhet ne njoftimin e LDK-së./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?