Abdixhiku publikon fotografi pas takimit të Grupit Parlamentar: 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar fotografi me deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së pas takimit të mbajtur sot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku ka shkruar se me 18 deputetët e LDK-së po përcaktojnë rrugëtimin e përbashkët përpara.
“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje”, ka shkruar Abdixhiku.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?