Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: Presidentja gaboi kur e mandatoi Konjufcën, nuk i ka numrat

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se presidentja Vjosa Osmani ka gabuar kur e ka mandatuar Galuk Konjufcën për kryeministër.

“Është lexim i gabueshëm, gabim i madh dhe kosto për Kosovën. Ishte parë që nga fillimi që s’i kanë numrat. S’ka vend në botë që pakica qeveris me shumicën. Është vetëm humbje kohe”, ka thënë Abdixhiku./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button