Abdixhiku pas takimit me Kurtin: U dakorduam të vazhdojmë tutje me komunikim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti.
Ai para mediave tha se me Kurtin janë dakorduar që të vazhdojnë komunikimin.
“Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të ardhshme, të katërtat me radhë në më pak se 1 vit e gjysmë. U dakorduam të vazhdojmë tutje me komunikim si formë e vetme për të shmangur zgjedhje të reja”, tha Abdixhiku.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?