Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: LDK-ja nuk shpërblen mediokritetin, refuzojmë të bëhemi pjesë e “cirkut votues” në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e një skenari që sipas tij përfaqëson degradimin e vlerave politike.

Sipas tij, Vetëvendosja po shkakton kriza qëllimisht.

Ai kujtoi se akademik Idriz Ajeti ka qenë kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, duke e krahasuar atë periudhë me situatën aktuale në Kosovë, ku sipas tij “73 deputetët e Kuvendit shpërfaqën më së miri rrënimin vleror që po i ndodh shoqërisë nga popullizmi”.

“Natyrisht se LDK-ja nuk shpërblen mediokritetin. Natyrisht se LDK-ja nuk ka votë promovuesi vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës – në nivelet më të larta institucionale. Besojmë se përfaqësimi politik duhet të jetë fisnik; shembull për qytetarinë e Republikës më të re në Evropë. Akademik Idriz Ajeti ka qënë kryetar i parë i Kuvendit të Republikës. Sot, tri dekada e gjysmë më pas, 73 deputetët e Kuvendit shpërfaqën më së miri ndoshta dhe gjithë rrënimin vleror që po i ndodhë kësaj shoqërie nga popullizmi. Uroj që votuesit e partisë të parë, të kenë kuptuar se ku ka përfunduar vullneti i tyre. Ne refuzojmë të përfaqësojmë këtë mendësi. Siç dhe refuzojmë të bëhemi pjesë e cirkut votues për nënkryetarët minoritarë. Kanë marrë drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave që i shkaktojnë qëllimisht; përfshirë dhe precedaneve të rrezikshme bllokuese nga Serbia në të ardhmen. Ky s’është drejtimi ynë! Prandaj dhe s’mund e s’duam të jemi pjesë e një skenari të tillë”, tha Abdixhiku.

Tutje ai ka thënë se uroj që votuesit e VV’së të kenë kuptuar se ku ka përfunduar vullneti i tyre.

“Sot, më shumë se kurrë, shtroj dorën e afrimit me secilin qytetar në vend, që nuk ndihet i përfaqësuar me këtë politikë. Që LDK-në e vlerave, në përmbajtje e konstitucionalizëm, ta sheh si adresë të përfaqësimit me dinjitet. Le të bashkohemi rreth ëndrrave normale në një Republikë normale!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

>

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button