Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së

Mbledhja e “rrethit të ngushtë” të LDK’së ka përfunduar, pas më shumë se pesë orësh.

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas mbledhjes, ku tha se ky takim ishte joformal, dhe se u vendos që fillimisht të thirret mbledhja e Kryesisë, e më pas të mblidhet Kuvendi i LDK’së.

Ai tha se do ta paraqesë dorëheqjen para Kuvendit.

“LDK-ja është unike, është e bashkuar, i shtron çështjet në konsultime të tilla dhe do t’i formalizojë tutje në organet partiake. Ishte takim joformal i kryetarit me bashkëpunëtorët e vet. Takimi i vetëm formal është ai i Kryesisë që pritet të ndodhë javën e ardhshme. Pas mbledhjes së Kryesisë, do të mbahet Kuvendi i LDK-së”, ka thënë ai të martën mbrëma.

Ai shtoi se në rast se Kuvendi i LDK-së nuk e pranon dorëheqjen e tij, do të jetë i obliguar të vazhdojë detyrën e kryetarit, duke theksuar se shmangia nga vendimi i anëtarësisë do të ishte e papërgjegjshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button