Abdixhiku dhe ambasadori Angili diskutuan për thellimin e raporteve Kosovë-Turqi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë ambasadorin Sabri Tunç Angili.
Gjatë takimit, Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Angili për qëndrimet e LDK-së mbi proceset e rëndësishme që aktualisht janë duke u zhvilluar në vend.
Sipas njoftimit të LDK-së, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimin e raporteve mes Kosovës dhe Turqisë, duke pasur parasysh rolin e shtetit turk në mbështetjen e vazhdueshme në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të Kosovës.
Kryetari Abdixhiku po ashtu falënderoj ambasadorin Angili për rolin mbështetës të shtetit turk ndaj Republikës së Kosovës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?