AAK-ja largohet nga koalicioni me PDK-në në këtë komunë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është larguar nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës në Prizren.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga dega e AAK-së në Prizren, ku kanë bërë të ditur se ky vendim është marrë pas veprimeve të kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, që sipas tyre, nuk është koordinuar me partnerët.
“Nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me PDK-në në Prizren. Aleanca këto dy vjet, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës”, thuhet në njoftimin e AAK-së./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?