Kaloni te përmbajtja kryesore

A do t’i votojë ​Iniciativa Rome Kurtin e Osmanin

 

Përfaqësuesi i Inicativës Rome, Gazmend Salieviq pas takimit me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani nuk e ka garantuar votën karshi tyre.

Ai tha se kishin një takim konstruktiv, por do të vazhdojnë takimet sërish për të vendosur.

“Do ta flasim prapë me zotëri Kurtin, kemi pas një takim konstruktiv dhe do të vazhdojmë bisedimet për qeverinë e ardhshme”, tha ai.

Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat partia e Kurtit shënoi fitore bindëse, për 22 mars është caktuar mbajtja e seancës konstituive të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Përveç konstituimit të kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë, deputetët duhet të zgjedhin edhe presidentin e ri të vendit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave, duke siguruar 58 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button